Ka ndodhur

Rreth 20 ukrainas kanë hyrë në Shqipëri që nga fillimi i luftës

Gazeta Si - Rreth 20 shtetas ukrainas, të cilët janë larguar për shkak të pushtimit nga Rusia, kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafë Thanës gjatë ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare pohojnë se ukrainasit, kanë udhëtuar të vetëm ose me bashkë familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Disa prej tyre, kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre, të cilat I përdorin si shtëpi pushimi gjatë sezonit të verës.

Këtë të mërkurë ishte dita e shtatë e sulmebe bombarduse të Rusisë në disa qytete ukrainase. Deri tani sipas OKB-së, raportohet se janë të paktën 2 mijë civilë të vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë