Moti

Reshje të pakta në veri-perëndim të vendit

Masat ajrore të ngrohta nga mesdheu po ndikojnë gadishullin e Ballkanit dhe vendin tonë, duke sjellë temperatura të larta. Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore, duke u pasuar nga reshje të pakta shiu pasdite. Zonat lindore do të kenë më tepër kthjellime. Temperaturat: Zona malore 8/22 Zona e ulët 11/23 Zona bregdetare 12/23 gradë Celcius.

Dita e enjte në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe reshje të pakta shiu deri intensitet mesatar shiu në Jug-Perëndim, temperaturat do të jenë me rënie në mesditë për shkak të vranësirave dhe reshjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë