Moti

Reshje shiu në jug-lindje, borë në Kukës

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën Jug-lindore. 
Temperaturat: Zona malore 3/8, Zona e ulët 8/17, Zona bregdetare 12/17 gradë celcius.
Meterologët shpjegojnë se era do të jetë jetë me drejtim Veri – lindje me shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të bien në mesditë. Kjo ka ndodhur si pasojë se Gadishulli i Ballkanit, po ndikohet nga qëndra ciklonike me presion të ulët atmosferik e cila ndikon edhe në vendin tonë.

Ndërkohë, ulja e temperatureve ka shënuar edhe reshjet e para të dëborës në zonat e larta malore.
Janë zbardhur nga dëbora Kukësi, Hasi dhe Tropoja.

Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit.

Mësohet se akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë