Ka ndodhur

Rrëshen, babë e bir qëllojnë me armë zjarri drejt mjetit pas një konflikti të çastit

Gazeta Si - Një konflikt i çastit për motive të dobëta mes dy familjeve për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Rrëshen.

Policia thotë se shtetasit M.B., dhe E.B., (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S.R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Sipas policisë, rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E.B., ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M.B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S.R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Sipas burimeeve paraprake, në konflikt janë përfshirë fiset Reçi dhe Bardhaj, gjë që më pas ka sjellë përdorimin e armëve. Mësohet se këto dy fise kanë pasur vazhdimisht konflikte me njëra-tjetrën,

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë