Ka ndodhur

‘Rrëmbeu’ nipin 3-vjeç dhe e mbajti 8 ditë të fshehur, lirohet gjyshja e të miturit

Gazeta Si- Gjykata e Durrësit ka liruar Bahrie Gjunin, gjyshen e cila mbajti peng nipin e saj 3 vjeçar.

Seanca në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave, ndërsa gjykata caktoi për të "detyrim paraqitje" për veprën penale të rrëmbimit ose marrjes peng të personit. Gjyshja e mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë.

Fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Pasi e mbajti të fshehur për tetë ditë Barie Gjuni u vetëdorëzua në prokurorinë e Durrësit, bashkë me nipin e saj.

Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se gjithçka e ka bërë në emër të dashurisë për nipin e saj dhe dëshirës së madhe për ta rritur vetë, pasi djali vdiq në aksident rretj një vit më parë.

Presioni policor, kërkimet e shumta dhe negociatat me familjarët e saj çuan në vetëdorëzimin e gjyshes së bashku me të miturin, i cili në gjendje të mirë shëndetësore u mor nga e ëma Ille Gjuni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë