Shendet

Rregullat e reja të OBSH për Covid-19: Do të testohen dhe ilaçet bimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur që për trajtimin e Covid-19, duhen edhe medikamentet bimore. Sipas OBSH shkenca natyrore do të ishte një bazë e mirë dhe efektive për trajtimin e Covid-19. Çdo medikament tradicional që vlerësohet i efektshëm mund të gjurmohet shpejt për një prodhim në shkallë të gjerë.

Udhëheqësi i Madagaskarit ka promovuar një produkt të paprovuar që ai thotë se mund të shërojë sëmundjen pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së kundër përdorimit të medikamenteve të paprovuara.

OBSH tha se rregullat e reja kishin për qëllim ndihmën dhe fuqizimin e shkencëtarëve në Afrikë për të kryer prova të duhura klinike. Toniku bimor i Presidentit nuk arrin të ndalojë përhapjen e Covid-19, ndërkohë masa vjen ndërsa numri i rasteve të Covid-19 është shtuar në të gjithë botën.

Rreth 140 vaksina të mundshme për Covid-19 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, e me dhjetëra tashmë  janë testuar tek njerëzit në prova klinike. Krahas këtyre përpjekjeve, tani është dhënë drita jeshile për frazat e tre prova klinike që përdorin ilaçe tradicionale afrikane.

Një panel ekspertësh, i ngritur nga OBSH, Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Komisioni i Bashkimit Afrikan për Çështjet Sociale, ka rënë dakord për protokollet. Provat e fazës së tretë zakonisht testojnë sigurinë dhe efikasitetin e një ilaçi në grupe më të mëdha të pjesëmarrësve.

"Miratimi i dokumenteve teknike do të sigurojë që të gjenerohen prova klinike të pranueshme botërisht për efikasitetin e ilaçeve bimore për trajtimin e Covid-19 pa cenuar sigurinë e pjesëmarrësve," tha Motlalepula Gilbert Matsabisa, kryetari i panelit.

Ndërsa, Prosper Tumusiime nga OBSH tha se fillimi i Covid-19, si shpërthimi i Ebola në Afrikën Perëndimore, ka nxjerrë në pah nevojën për sisteme të forcuara shëndetësore dhe programe të përshpejtuara kërkimore dhe zhvillimore, duke përfshirë edhe ilaçet tradicionale.

Në Prill, Presidenti i Madagaskarit Andry Rajoelina nisi me shumë bujë “Covid-Organics”, duke thënë se kishte një ilaç parandalues për Covid-19.

Rajoelina qëndron pranë sajimit të bimëve, pavarësisht se ishulli i Oqeanit Indian kishte pasur 15,925 infeksione koronavirusesh dhe 216 vdekje për Covid-19.

Pija, e cila është dërguar gjithashtu në dhjetëra vende afrikane, prodhohet nga Instituti Malagasy i Kërkimit të Aplikuar, e përbërë nga një lloj bime që quhet “artemisisë”  e cila është burimi i një përbërësi të përdorur në trajtimin e malarias.

Tumusiime shtoi se përmes Forumit Rregullator të Vaksinave Afrikane të OBSH-së, tani ekziston një mënyrë që provat klinike të ilaçeve në rajon të vlerësohen dhe miratohen në më pak se 60 ditë.

Burimi:BBC. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë