Shendet

Rregullat e reja antiCOVID në Britani nga 12 prilli

Ashtu sic ishte paralajmëruar, masat antiCOVID në Britaninë e Madhe duke nisur nga e hëna (12 Prill) do të vijnë duke u lehtësuar. Por cilat janë ato? “The Guardian” ka bërë një përmbledhje e atyre që do të lejohen.

Dyqane, parukeri dhe kopshte zoologjike

Të gjithë dyqanet jo-thelbësore mund të hapen përsëri nga 12 Prilli por blerësit këshillohen të të blejnë vetëm ose vetëm me familjen.

Shitësit me pakicë do të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në orën 10:00 të mbrëmjes në përputhje me protokollet antiCOVID.

Parukeritë dhe sallonet e thonjve gjithashtu do të hapen, por u është rekomanduar të shmangin trajtimet e gjata për të zvogëluar kohën e kontaktit.

Kopshtet zoologjike dhe parqet do të rihapen gjithashtu.

Pubet

Pubet dhe restorantet lejohen të hapen dhe t'u shërbejnë klientëve vetëm jashtë ambientit, pra në një mjedis të hapur

Grupet janë të kufizuar në gjashtë persona ose dy familje.

Për të konsumuar alkool nuk do të ketë ndalim-ore.

Udhëtime

Nga e hëna, vendet e kampingut do të jenë të hapura. Ndërsa hotelet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Palestra

Palestrat do të rihapen të hënën, por njerëzit duhet të ushtrohen vetëm ose me familjen e tyre. Ushtrimet në grup ende nuk do të lejohen.

Saunat në palestra do të qëndrojnë të mbyllura, por pishinat e brendshme dhe vendet e tjera të ushtrimeve të brendshme do të rihapen.

Dasmat dhe funeralet

Mund të bëhen dasma dhe ceremoni civile, si dhe pritjet. Por kufiri maksimal i te ftuarve nuk duhet të tejkalojë numrin 15 nga 6 që ishtë deri tani.

Funeralet do të vijojnë aktivitetin me një numër të kufizuar njerëzish deri në 30.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë