Mode

Rregulla në modë që kanë dalë nga moda

Revistat e modës janë plot me këshilla se çfarë mund të bëni dhe çfarë nuk mund të bëni për të qenë në modë. Stilistët gjejnë gjithmonë mënyrën për të treguar disa rregulla që supozohet të ndjekin të gjitha gratë duke harruar që të gjithë jemi të ndryshëm dhe jo domosdoshmërisht duhet të ndjekim një rregull kur bëhet fjalë për veshjen. Bright Side ka mbledhur disa "rregulla" që bota e modës i ka vendosur por revistat e modës tregojnë se nuk kanë pse ndiqen.

Flokët duhet të jenë perfekte

Një nga rregullat më të zakonshme është që ju duhet të modeloni flokët tuaj në mënyrë që ato të duken perfekte. Sigurisht, modeli i flokëve plotëson pamjen, por tani flokët e modeluara në mëmyrë të shkujdesur janë ato që bien në sy më shumë kështu që nuk duhet të shpenzoni shumë kohë dhe përpjekje për të bërë kaçurrelat apo drejtimin e përsosur të flokëve.
Disa kaçurrela të nxjerra nga një model flokësh theksojnë brishtësinë dhe butësinë e vajzës. Madje edhe rrënjët e palyera të flokëve të lyer nuk "frikësojnë" askënd sot. Madje është bërë një trend kjo.

Stili i veshjes ndryshon me moshë

Shumë njerëz besojnë se kur arrini një moshë të caktuar, duhet të ndryshoni stilin tuaj të veshjes. Sekreti është se vetë gratë dolën me këtë rregull. Në botën moderne, nuk ka kufizime moshe kur bëhet fjalë për veshjet, dhe rrobat nuk ndahen në kategori 30+, 40+, 50+ vjeç. Stereotipet në lidhje me kufizimet e modës po bëhen pjesë e së kaluarës, së bashku me pjesën tjetër të rregullave për atë që duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni në një moshë të caktuar.
Sot, lehtë mund ta imagjinoni një grua të moshuar që vesh xhinse të grisura ose një minifund. Gjëja kryesore për t'i kushtuar vëmendje është rëndësia e rrobave, por eksperimentet janë të mirëpritura.

Femrat e shëndetshme duhet të veshin rroba të lirshme

Një veshje e lirshme krijon iluzionin e një figure më delikate. Për të arritur këtë efekt, duhet të ndiqni një rregull të thjeshtë për stilimin e veshjeve të mëdha, rrobat duhet të jenë të shtrënguara në të paktën një pjesë të trupit ose një pjesë e trupit duhet të jetë e zhveshur. Falë këtij stili, stili i rrobave me përmasa të mëdha ka fituar zemrat e miliona grave, sepse fjalë për fjalë mund të riformoni trupin tuaj. Në disa pjesë, duhet të ketë rroba të lira në trup dhe në të tjerat, rrobat duhet të theksojnë trupin pasi kështu funksionon skulptura e duhur e trupit.
Veshjet e lirshme fshehin skicat e trupit dhe e bëjnë atë të duket disa herë më i madh.

Flokët shkurtohen me kalimin e moshës

Nuk ka një model universal për gratë e moshuara. Nëse gjithçka është në rregull me shëndetin e flokëve dhe gjatësia nxjerr në pah tiparet e fytyrës, atëherë nuk ka kuptim prerja e flokëve të gjata sepse jeni një moshë e caktuar. Gjëja kryesore është rehatia dhe vetëbesimi juaj. Përveç kësaj, këto modele jo vetëm që theksojnë përparësitë tuaja, por gjithashtu fshehin të metat tuaja. Për shembull, ato janë ideale për gratë me fytyrë të rrumbullakët ose paksa të plotë, pasi e zgjasin vizualisht.

Çanta dhe këpucët duhet të jenë një ngjyrë

Shumë njerëz përpiqen të gjejnë një çantë që kombinon me këpucët e tyre. Nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me këtë. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, përputhja e rreptë e tonit duket e vjetëruar. Në ditët e sotme, shpesh mund të shihni një kombinim të atleteve addidas me një fustan apo tuta me taka. E njejta gjë ka ndodhur dhe me ngjyrat. Tashmë çdokush mund të veshë taka të verdha me çantë rozë ose jeshile. Tani nuk ka kufizime të modës dhe lejohet liria e plotë.

Nuk mund të veshësh më shumë se tre ngjyra

Tani ju mund ta harroni këtë rregull përgjithmonë. Kalimi përtej 3 ngjyrave mund të krijojë një pamje tërheqëse dhe interesante. Parimi kryesor është të kombinoni ngjyrat në veshjen tuaj me blloqe gjeometrike në një copë veshje, ose thjesht shkoni për disa gjëra që janë me ngjyra të ndryshme por kombinojnë bashkë. Tani pëlqehen kombinimet e pazakonta dhe të kundërta.

Femrat duhen të vishen si femra

Disa njerëz janë të sigurt se vajzat duhet t'i përmbahen stilit të feminitetit klasik dhe të mos përfshijnë ndonjë element që kalon kufijtë në pamjen e tyre.
Është koha ta lëmë këtë rregull në të kaluarën, sepse nuk ka asgjë të keqe të vishni jo vetëm xhinse, por dhe rroba meshkujsh. Madje tani dhe xhaketat janë më të bukura dhe kombinohen më shumë ato të meshkujve kështu që çdo femër mund t'i veshë.

Nuk mund të kombinoni rozën dhe jeshilen në një veshje

Ky rregull u shfaq shumë kohë më parë dhe zakonisht ndiqet nga intelektualët. Me kalimin e kohës, kjo skemë ngjyrash filloi të konsiderohej shije e dobët. Me gjithë respektin, ajo që i vret syrin dikujt mund të duket si një kontrast i këndshëm për të tjerët. Përveç kësaj, në natyrë shohim lule të kuqe dhe rozë të përshtatur me petale jeshile dhe këto lule janë të bukura. Pse të mos jenë dhe rrobat e bukura me këto ngjyra?

Lëkura është pjesë e veshjeve të papërshtatshme

Këtu duhet të përqendroheni në prerjen, përshtatjen dhe rëndësinë e veshjes në momentin aktual. Mbase veshja e një kostumi lëkure me çizme mbi gju do të duket vulgare por elementë të veçantë të veshjeve, si pantallonat prej lëkure, këmisha dhe xhaketat duken jashtëzakonisht elegante, madje edhe në një gardërobë të përditshme.

Rrobat në stilin e gjysheve nuk bëjnë

Shumë njerëz shmangin rrobat nga "dollapi i gjyshes" së tyre pasi kanë frikë se do t'i bëjnë ato të duken më të vjetra. Në vetvete, këto rroba nuk shtojnë moshën, por duhet vetëm të kombinohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë