Ka ndodhur

Rrahu të miturin te Liqeni Artificial gjatë karantinës, ish-efektivi i shpëton burgut

Ish-efektivi i policisë, Glen Ndreu është dënuar nga Gjykata Penale e Tiranës me 4 muaj punë në interes të publikut për dhunimin e një të mituri.

Ngjarja ndodhi gjatë periudhës së karantinës në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet në maj të vitit 2020.

15-vjeçari së bashku me një mikun e tij kishin dalë pa leje për të bërë xhiro me biçikletë.

Pas ngjarjes, efektivi u pezullua nga detyra nga SHÇBA. Ai dallohet në videot e publikuara në rrjetet sociale, teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin.

Ndërkohë për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë të riun nisi një hetim nga Drejtoria e Standarteve. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe një valë zemërimi mes qytetarëve.

Disa aktivisë dhe drejtues të organizatave për të drejtat e njeriut, kërkuan madje edhe dorëhqejen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë