Lojëra me Dore

Roxher Federer sheh dritë në fund të tunelit, synon rikthimin në Londër

"Do të doja të luaja në ‘Laver Cup 2022’, në Londër, shpresoj të jem në fushë". Roxher Federer, pas ndrhyrjes së tretë kirurgjikale në gjurin e djathtë në pak vjet, është pranë rikthimit.

Në një intervistë për radion zvicerane “Srfsport” gjatë një eventi të organizuar nga një prej sponsorëve të tij në Zyrih, ai ka ngushëlluar dhe Novak Gjokoviçin, i cili u ndal në pengesën e fundit të garës drejt Grande Slam-it. "Novak meriton të gjithë konsideratën tonë, ka bërë një sezon të jashtzakonshm”, - ka thënë Federer.

Roxher Federer pas një fitoreje. Gazeta Si, 21 shtator 2021

Zvicerani 20 herë kampion i turneve Slam ka informuar më tej fansat e tij në lidhje me ecurinë e fazës rehabilituese. "Jam shumë mirë, të keqen e kam lënë pas krahëve”, - u shpreh Federer, por pa dhënë një datë të saktë për rikthimin në fushë. Federer humbi Olimpiadën e Tokios dhe US Open, pas humbjes në çerekfinalet e Uimbëlldonit kundër polakut Hurkacz.

Në moshën 40-vjeçare, zvicerani nuk e humb optimizmin: "Kur kthehesh nga një dëmtim, çdo ditë është më e mirë" – ka pohuar ish-numri 1 në botë, me durimin që gjithmonë është një virtyt i të fortëve. Rikthimi në fushë, siç shprehet tenisiti, është një sfidë, aq më tepër në moshën e tij dhe kur ka luajtur rreth 20 ndeshje gjatë viteve të fundit. Por është një sfidë që duhet pranuar dhe fituar.

"Shpresoj të mund të kthehem shpejt të stërvitem, por duhet edhe pak durim", - ka shtuar më tej Federer. “Laver Cup”, ku ai shpreson të marrë pjesë, do të zhvillohet në shtator të 2022-shit, në “O2 Arena” të Londrës, deri vitin e kaluar arena e “Atp Finals”, që nga ky vit do të zhvillohen në “Pala AlpiTour” në Torino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë