Futboll

Roma ka shansin e fundit për të ndalur Juventusin

Në fillim Napoli, pastaj Milan dhe së fundmi edhe Inter, të gjitha Juventus i ka mposhtur duke marshuar i frikësuar drejt titullit të 8-të radhazi në Serinë A. Por në raundin e 17-të të kampionatit, torinezët kanë një provë të vështirë përpara. Në “Juventus Stadium” këtë të shtunë zbarkon Roma e Di Françeskos.

Romanët që nuk kanë bërë një kampionat të mirë deri në këto momente, kanë shansin e artë që të ndalin për herë të parë këtë Juventus dhe kështu kampionati mos të “vritet” përfundimisht për këtë edicion. Pas 16 javëve, Roma ka vetëm 24 pikë në renditje dhe i duhet një fitore me çdo kush nëse duan ende të mbajnë gjallë shpresat për zonën Champions. Por nga ana tjetër Juventus është në një moment të mirë dhe nuk kërkon që të ndalet në mënyrë që në në muajin mars në fazën finale të kompeticioneve të jetë më i qetë. Roma pret rikthimin e disa lojtarëve të rëndësishëm për këtë përballje, por edhe Juventus nuk vuan mungesa të rëndësishme dhe në fushën e lojës, Alegri do të hedhë formacionin më të mirë të mundshëm.

Përballja fillon që prej orës 20:30 dhe të gjithë tifozët e të dyja ekipeve do të kenë mundësinë ta ndjekin përmes platformës Digitalb në kanalin Supersport 2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë