Filma

Roli i ri transformon Cillian Murphy. Aktori në sheshxhirimin e filmit ‘Steve’

Aktori i njohur i Hollivudit, Cillian Murphy, ka mahnitur dhe çuditur njëkohësisht fansat me transformimin e tij të fundit, i cili nuk njihet aspak. I gjithë ky ndryshim i aktorit vjen në sajë të filmit të tij të ardhshëm “Steve”.

Prestigjozia "Mirror", bën me dije se ylli i “Peaky Blinder” është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq. Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Edhe fytyra e tij dukej komplet e transformuar, me një mjekër të gjatë, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim me pamje “baby face”.

Ai tani do të shfaqet në “Shy” të Max Porter-it, një roman që Netflix po e përshtat dhe i cili zhvillohet në mesin e viteve 1990, filmi përqendrohet në një ditë vendimtare në jetën e personazhit të yllit të Oppenheimer, Steve, mësuesit kryesor në një institucion reformash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë