Lojëra me Dore

Roland Garros, turneu me 2.2 mln euro për fituesin nis të dielën

Gazeta Si - Starton të dielën Roland Garros. Është ky një ndër turnetë Slam më të rëndësishëm në tenis, ndërsa shpërblimet për fituesit dhe jo vetëm, janë të majme. Në total, shpërblimet kapin shifrën e 43.6 milionë eurove.

Çfarë dite do të jetë kjo e diel! Jo vetëm për të apasionuarit pas futbollit, që presin të mësojnë kampionin e Anglisë dhe Italisë. Më 22 maj nis edhe Slam-i i dytë sezonal: Roland Garros.

Turneu ka nisur me ndeshjet kualifikuese, ndërsa nesër nis me tabelën kryesore. Emocionet e Romës janë ende të freskëta, kurse Parisi është kurorëzimi i sezonit në dhe. Me kampionë të madhenj, praninë e publikut dhe të reja interesante.

Një nga fushat e Roland Garros. Gazeta Si, 21 maj 2022

Nuk merr pjesë në këtë turne Feliciano Lopez, ‘record-man’-i absolut me 79 pjesëmarrje radhazi në turnetë Slam. Veterani është eliminuar nga Moroni.

Spanja gjithsesi është në duar të sigurta. Nadal dhe Alkaraz janë respektivisht kokë serie numër 5 dhe 6. Atyre u bashkohen edhe Karreno Busta, Bautista Agut dhe Davidovich Fokina.

Kampionët janë të gjithë dhe në Roland Garros do të trajtohen si të tillë. Ristrukturimi i Philippe-Chatrier ka bërë që të krijohen hapësira më të mëdha për lojtarët.

Janë 21 hotele tashmë dhe tenistët mund të zgjedhin. Po ashtu, ka një distancë më të reduktuar mes hoteleve dhe fushave.

Në sesionin e mbrëmjes, nga e hëna e 23 majit deri të mërkurën e 1 qershorit, do krijohet një spektakël dritash dhe videosh për të pritur lojtarët në Philippe-Chatrier. Natyrisht, kapaciteti do të jetë 100%.

Dy të rejat e tjera të Roland Garros lidhen me setin e 5-të dhe shpërblimet. E para është e njohur prej muajsh dhe të gjithë Slam-et janë në një linjë. Në rast se shkohet 6-6 në setin e 5-të, ka një super ‘tie-break’ prej 10 pikësh.

Kështu u veprua në ‘Major’ të Melburnit, që e ka futur këtë formulë që në vitin 2019. Më parë secili turne vendoste vetë: Parisi vazhdonte përpara. Uimbëlldoni futi ‘tie-break’ te 12-12, US Open kishte ‘tie-break’-un klasik.

Dhe në fund shpërblimet. Në ‘tavë’ janë 43.6 milionë euro në total, me një rritje 6.8% në krahasim me 2019. Ky ishte viti i fundit pre-Covid. Fituesi i Roland Garros te meshkujt dhe femrat përfiton 2.2 milionë euro. Ata që eliminohen që në turin e parë largohen nga Parisi me 62 mijë euro në xhep.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë