Lojëra me Dore

“Roland Garros” shtyhet me një javë, u prish punë turneve në bar

Tani është zyrtare. Turneu “Roland Garros” do të shtyhet me një javë dhe do të zhvillohet nga 30 maji deri më 13 qershor, jo siç ishte parashikuar nga 13 maji deri më 6 qershor. Spostimi i datës në fakt ishte paralajëmruar nga ministrja franceze e sportit, Roxana Maracineanu. “Po diskutojmë më federatën për të gjetur një datë të re. Shpresojmë të konicidojë me datën e rifillimit të të gjitha aktiviteteve sportive”, - kishte thënë ajo.

Franca është në karantinë deri në fund të prillit, por fushata e vaksinimit është ngadalësuar dhe numri i të infektuarve nuk po zvogëlohet. Flitet për një hapje të mundshme të pjesshme ndoshta në mes të muajit të ardhshëm. Federata franceze e tenisit e ka marrë vendimin, pasi beson për protokolle shëndetësore të reja më të buta, që duhet të hyjnë në fuqi në qershor.

Nga një ndeshje në "Roland Garros". Gazeta Si, 8 prill 2021

Objektivi është për të shtuar numrin e spektatorëve të pranishëm, duke implementuar shërbime si restorantet në ambient të hapur, që do të sillnin miliona euro. Do të ishte pak oksigjen pas humbjeve të mëdha ekonomike që solli viti 2020.

Vitin e kaluar turneu u shty me gati 5 muaj, nga maji në fund të shtatorit, për shkak të pandemisë. Këtë sezon janë turnetë në bar që “pushtohen” nga ai në dhe të kuq, kryesisht turnetë e Shtutgartit, Notingemit dhe Hertongebosh (7-13 qershor), që u u anuluan vitin e kaluar. Ka mundësi që federata franceze e tenisit të vendosë t’i rimbursojë ekonomikisht turnetë në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë