Lojëra me Dore

Roland Garros, Rafael Nadal në kërkim të triumfit të 13-të

Pas nisjes së butë të së dielës, mes të ftohtit dhe shiut, sot Roland Garros bëhet “serioz”, pasi në fushë do të jetë Rafael Nadal, spanjolli që synon të fitojë titullin e 13-të parisien dhe të barazojë 20 titujt Slam të Roxher Federerit.

Nadal mbyll programin e sotëm në ndeshjen ndaj bjellorusit Egor Gerasimov. Për spanjollin do të jetë ndeshja numër 96 në Roland Garros, ku më parë ai regjistron 93 fitore dhe 2 humbje. Po ashtu, do të jetë ndeshja numër 315 në turnetë Slam, ku Nadal ka bilancin e 275 fitoreve dhe 39 humbjeve. Sigurisht që sot ai synon fitoren e 993-të si profesionist.

Programi i sotëm hapet me ndeshja mes Petra Kvitovës dhe Oceane Dodin, më pas vazhdon me Dominik Thiem kundër Marin Çiliç dhe para Nadalit do të luajë Serena Uilliams kundër amerikanes Kristi Ahn. Sfida mes Thiem dhe Çiliç është e dyta e këtij turneu mes fituesve, pas Vavrinka-Mërrei që u luajt dje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë