Lojëra me Dore

Roland Garros/ Gjokoviç perfekt, në gjysmëfinale përballet me rivalin Nadal

Pas Musetit, Novak Gjokoviç ka eliminuar edhe italianin tjetër, Mateo Berretinin, pas 4 setesh. Ishte një ndeshje shumë e mirë nga serbi, i cili në gjysmëfinale do të ndeshet me rivalin Rafael Nadal.

Duhej një Gjokoviç perfekt për të ndalur vrapin e Mateo Berretinit drejt gjysmëfinales së Roland Garros, ku me Nadalin do të ndeshet numri 1 në botë. Gjokoviç fitoi 6-3, 6-2, 6-7 dhe 7-5 një ndeshje që përmbushi pritshmëritë. Serbi, falë eksperiencës së tij, arriti të fitonte dy setet e para me rezultat bindës.

Novak Gjokoviç gjatë ndeshjes. Gazeta Si, 10 qershor 2021

Seti i tretë i takoi italianit, që i kishte mundësitë për ta çuar ndeshjen në baraspeshë, por fati nuk ishte më të. Rrjeta nuk e ndihmoi për “match point”-in e tretë, që Nole nuk e la pa shfrytëzuar dhe pas 3 orë e 28 minutash betejë, serbi ka kaluar në gjysmëfinale.

Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal do të përballen mes tyre për herë të 58-të për të diskutuar një vend në finalen e Roland Garrosit. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Stefanos Tsitsipas dhe Aleksander Zverev, me grekun të favorizuar 5-2 në precedentët e mëparshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë