Lojëra me Dore

Roland Garros/ Gjokoviç dhe Nadal shumë të fortë, gjigantët në çerekfinale

Roland Garros i Musetit ka përfunduar në 1/8-at, pasi është mundur nga numri 1 në botë, Novak Gjokoviç, 6-7, 6-7, 6-1, 6-0, 4-0. Italiani u tërhoq në setin e 5-të. Rafael Nadalit i kanë mjaftuar 3 sete për të eliminuar Janik Siner, 7-5, 6-3, 6-0.

Gjokoviç përmbushi parashikimet, duke kaluar surprizën Museti pas 5 setesh. Tenisti 19-vjeçar arriti të rezistonte ndaj serbit, i cili pati vështirësi në fillim. Dy setet e para u mbyllën me “tie-break”, ku italiani dha më të mirën, me goditje spektakolare që lanë pa fjalë numrin 1 të botës.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 8 qershor 2021

Nga seti i tretë e më pas ndeshja ndryshoi totalisht, me liderin e renditjes botërore që gjeti përmasat e sakta dhe arriti ta thyente Musetin, të cilit i shteruan energjitë. Seti i tretë përfundoi 6-1, i katërti 6-0 dhe zgjati vetëm 22 minuta. Në fund Museti u detyrua të tërhiqej, kur rezultati i setit të 5-të ishte 4-0. Në çerekfinale Gjokoviç do të ndeshet me një tjetër italian, Berretinin, që ishte pushim pas tërheqjes së Federerit.

I ka dhënë lamtumirën turneut francez edhe Siner, i eliminuar nga “mbreti” i Parisit, Rafael Nadal. Numri 3 i botës u imponua me rezultatin 7-5, 6-3 dhe 6-0. Tashmë në rrugën e fituesit të 4 edicioneve të fundit do të jetë Shvartzman, i cili eliminoi surprisën Struf 7-6, 6-4, 7-5.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë