Lojëra me Dore

Roland Garros/ Eliminim i bujshëm i Medvedev nga numri 172 në renditjen botërore

Gazeta Si – Tenisti rus ka humbur në setin e 5-të ndaj brazilianit Tiago Seiboth Uild, numri 172 në botë. Ishte një ndeshje maratonë prej 4 orësh e 15 minuta. Pas fitores në Itali, Medvedev eliminohet befasisht që në turin e parë të Roland Garros.

Një pasdite makthi për rusin, që i jep menjëherë lamtumirën turneut francez, pas humbjes 7-6, 6-7, 2-6, 6-3 dhe 6-4 ndaj Uild. Ka kaluar pa probleme Rud, që eliminoi në 3 sete Elias Ymer (6-4, 6-3 dhe 6-2). Kanë avancuar edhe Rune, Zverev dhe Fritz, ashtu si Shviatek te femrat.

Danil Medvedev vuajti shumë në dheun e kuq gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse ndeshej me një kundërshtar që mban vendin e 172-të në renditjen botërore. Braziliani ka eliminuar kokën e serisë numër 2 ta favoritëve. Medvedev nuk njihej sot në fushë, humbi setin e parë, më pas reagoi me krenari, por fundi ishte sërish kaos. Rusi ishte mjaft nervoz dhe shpesh pati zënka edhe me publikun.

Te femrat janë kualifikuar Elena Ribakina, e cila mundi në 2 sete çeken Fruhvirtova. Pak vështirësi për Koko Gauf, që humbi setin e parë ndaj spanjolles Masarova, por fitoi më pas 6-1 dhe 6-2 dy setet e tjerë, duke kaluar turin. Gjithçka e lehtë për Iga Shviatek, kokë serie numër 1, që mundi spanjollen Buksa 6-4 dhe 6-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë