Ngjarje

Rokadë në gjithë Policinë e Shtetit, Gledis Nano ndryshon krerët e qarqeve

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në një deklaratë për mediat ka njoftuar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, ku ajo që vihet re është largimi i Rebani Jaupajt nga Drejtor i Policisë Tiranë, në Shef i Sigurisë, ndërsa Ardian Çipa është bërë drejtor i Policisë në Elbasan.

Ndryshimet janë bërë në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit, por edhe vënin në realitet të prioriteteve të reja që ka përcaktuar qeveria. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Nano tha se këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

“Në funksion të prioriteteve të reja të përcaktuara nga Policia e Shtetit, pas një analize, kam vendosur të bëj disa ndryshime, duke emëruar në drejtoritë vendore të policisë emrat e mëposhtëm”, - u shpreh ai, pa specifikuar ndonjë arsye tjetër.

1.Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2.Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3.Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4.Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5.Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6.Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7.Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8.Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9.Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10.Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11.Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12.Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13.Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14.Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15.Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16.Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17. Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18.Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Duke filluar që nga dita e martë, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Nano do të bëjë prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë, në çdo drejtori, si dhe do t’iu përcaktoj prioritetet dhe objektivat atyre për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në luftën kundër krimit. Lëvizjet e mësipërme i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë