Ngjarje

Rita Ora shkon në Kosovë me një mision të veçantë

Një nga yjet e skenave të muzikës botërore, Rita Ora ka mbërritur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja me origjinë shqiptare këtë herë ka shkuar me një mision të veçantë. Ajo rikthehet në Kosovë për disa akte bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Rita ka treguar me anë të një postimi se në ditët e ardhshme do të punojë nga afër me UNICEF dhe do të shohë se sa e rëndësishme është puna e tyre dhe impaktin që kanë tek fëmijët.

Rita së bashku me drejtorin e dizajnit global të “Escada”, Niall Sloan kanë krijuar një linjë të veçantë të çantave, dhe për çdo çantë të shitur 15 euro do të shkojnë pikërisht për gratë viktima të dhunës në vendlindjen e saj.


28-vjeçarja do të qëndrojë tre ditë në Kosovë në kuadër të misionit të bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë