Ngjarje

Risitë në Kongresin e Mjekësisë – Ana tjetër e shëndetësisë shqiptare

Anxhela Çelanji -Mjekë që largohen nga vendi, pacientë që enden pa shpresë në kërkim të diagnostikimit dhe trajtimit të sakte,të sëmurë që nuk marrin mjekimin e duhur, në kohën e duhur shpesh në kushtet mungesës së aksesit në shërbimin shëndetësor pranë zonës ku jetojnë, foshnje të porsalindura që nuk i mbijetojnë temperaturave, këto dhe shumë të tjera janë disa nga zhgënjimet me të cilat na duhet të përballemi shpesh në Shqipëri. Histori të tilla dëgjojmë për ditë, por në kohën kur mjekësia shqiptare përflitet vetëm për problemet e njëpasnjëshme, Spitali Amerikan na tregon një tablo tjetër të saj.

Për tre ditë radhazi në Hotel Plaza në kryeqytet u realizua Kongresi i Katërt Mjekësor Multidisiplinor, mbështetur nga Ministria eShëndetësisë dhe Ministrisa e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me fokus përmirësimine vazhdueshëm të cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e pacientit.

Mbi 400 referime nga mjekë vendas e të huaj, i ofruan botës akademike mjekësore shqiptare inovacionet teknologjike më të arrira dhe risitë e fundit në mjekësi. Diskutime interaktive, shkëmbime eksperiencash dhepërvojash, evidentuan disa nga problematikat e sistemit shëndetësor shqiptar pavarsisht investimeve  në funksion të përmirësimittë infrastrukturës shendetesore dhe zgjerimit të saj, programeve të patronazhit dhe të incentivave financiare për mjekët specialistë në rrethe apo partneritetit me shërbimin privat duke financuar shërbime cilësore dhe të sigurta  për individët në nevojë.

 “Është viti i katërt që ne organizojmë kongresin ndërkombëtar mjekësor multidisiplinor, ky është një event akademik shkencor i mirëfilltë, që do të thotë se në këtë kongres ne shpalosim arritjet me të mëdha të mjekësisë moderne, nga vendi, rajoni dhe bota. Është një kongres ku parakalojnë si një festival vlerash të gjitha disiplinat e mjekësisë. Në këtë kongres ne realizuam 28 seksione klinike, seminare, simpoziume dhe kurse trajnimi,duke synuar përmirësimin e profesionalizmit të mjekëve, infermierëve dhe teknikëvemjekësor” thotë presidentja e kongresit Dr. Shk. Lindita Shosha Mano.

Doktoresha flet me bindje se ky kongres është një ndër arritjete Spitalit Amerikan, një event shkencor ndër më të suksesshmit në trevat tona.Eksperienca e mbi 100 profesorëve të shquar nga 25 vende të botës, krahas  kontributittë mjekëve më të mirë nga gjithë trevat shqiptare mundësoi një sinergji tejet pozitive e cila në dinamikë transmetohet jashtë kufijve të këtij kongresi, drejt një bashkëpunimi të vazhdueshëm në praktikën mjekësore në Spitalin Amerikan, duke mundësuar për pacientët shqiptarë dhe jo vetëm, një spektër të gjerë shërbimesh cilësore dhe të sigurta, të cilat dikur mund të ofroheshin vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kongresi theksoi përqasjen moderne të trajtimit mini-invaziv në specialitete të ndryshme kirurgjikale dhe jo kirurgjikale mjekësore dhe protokollet e trajtimit modern, aspekte të ndryshme të teknikave dhe strategjive inovative në kirurgjinë e kokës dhe qafës, kirurgji të përgjithshme, neurokirurgji, urologji, kirurgji ortopedike, kolorektale, kujdes intensiv dhe anestezi, imazheri e avancuar, mjekësi bërthamore dhe laborator; IVF dhe gjinekologji; dermatologji dhe mjekësinë estetike, mjekësinë interne, kardiologji, kardiokirurgji, kirurgji vaskulare, nefrologji, oftalmologji, pediatri dhe neonatologji.

“Mjekësia është një shkencë që zhvillohet shumë dhe nuk mbetet në vend, në momentin që t'i mendon se ke mësuar gjithçka, atëherë bota jashtëka ecur akoma më përpara dhe t'i duhet të ndjekësh tempin, sepse duhet tëbëhesh më i mirë. Mjekësia është një shkencë që zhvillohet dhe teknikat që janë përdorur para 10 vjetëve sot nuk përdoren më, pasi kanë dalë trajtimet mini-invazive.

Fokusi i sesionit plenar të këtij kongresi ishin edhe trajtimetmini-invazive në kirurgji, trajtimet me aparatura moderne të cilat  mundësojnë një rehabilitim shumë të shpejtë të pacientit, me sa më pak dhimbje post-operatore dhe një rikthim të shpejtë në jetën normale.

Dr.Shosha shpreh kënaqësi lidhur me rezultatet e këtij Kongresi, pasi evente të tilla kaq gjithë përfshirëse mbartin sfidat e tyre. Sipas saj, Stafi i Spitalit Amerikan është i përkushtuar përgjatë gjithë vitit drejt sfidave të ngjashme akademike nëpërmjet organizimit të Konferencave të Disiplinave të ndryshme dhe kjo maratonë pushon për pak ditë me finalizimin e këtij Kongresi për të rifilluar sërish në vitin e ardhshëm. Ndërsa i  gjithë stafi i Drejtorisë së StrategjisëAkademike/Spitali Amerikan, edhe pse pas kuintave, përbën motorin që vë dhe mban në lëvizje të gjitha strukturat e këtij kongresi duke ofruar një produkt final të vlerësuar maksimalisht nga vetë pjesëmarrësit dhe të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, duke sjellë për shumë mjekë shqiptarë mundësinë e përditësimit të njohurive të tyre, brenda kufijve shqiptarë dhe me kosto shumë më të ulët se në vendet Evropiane. Ne kemi sjellë një pjesë të botës në Shqipëri dhe qyteti i Tiranës këto tre ditë ka folur në 30 gjuhë të huaja,” thotë Dr.Shosha

Në Kongres kishte 2 tryeza të rrumbullakëta me fokus në strategjitë e suksesshme për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe turizmin mjekësor, JCI dhe siguria e pacientit.

Dr. Shosha spiegon se ambiciet e Spitalit Amerikan për të ofruar shërbime kompetitive cilësore edhe për pacientët jashtë kufijve tashmë janë pjesë e realitetit të përditshëm. Shërbime cilësore në të gjitha specialitetet, të ofruara në kushte moderne, të sigurta dhe me kosto shumë herë më të ulët janë të disponueshme edhe për këta pacientë. Tashmë Spitali Amerikan po punon për Akreditimin Ndërkombëtar nga “Joint Commision International”  (JCI), një proces ky i cili mundëson rritje të standarteve të sigurisë dhe cilësisë të niveleve maksimale ku trajnimi dhe përditësimi i njohurive të personelit shëndetësor është një komponent i rëndësishëm.

Ceremonia e hapjes sëKongresit, lancoi dhe një nismë të iniciuar drejtpërdrejtë nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr. Klodjan Allajbeu, atë të akordimit të bursave falas për 5 studentë ekselent të mjekësisë,  të cilëve gjithashtu Spitali Amerikan u hapdyert e praktikës dhe të punësimit të mundshëm në të ardhmen duke transmetuar kështu mbështetjen e pakushtëzuar për të rinjtë e talentuar, që e duan punën dhe profesionin e tyre. Kësaj inisiative pritet që t’i bashkëngjiten dhe mjekë tëtjerë profesionistë. Kjo ide merr edhe më tepër vlerë në kushtet kur shumë të rinj, mjek dhe infermierë zgjedhin të largohen nga Shqipëria në kushtet e incentivave më të larta financiare në vendet e BE.

“Këta studentë nesër mund të jenë pjesë e strukturës së Spitalit Amerikan apo publik, mund të punojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku ka shumë nevojë për mjekë. Kjo mbështetje është një motivim për ata që studiojnë dhe punojnë më shumë dhe që duhet të vlerësohen për këtë” shprehet Dr.Shosha.

Dhe si për çdo subjekt të shëndetshëm, po aq i rëndësishëm savizioni i së ardhmes dhe vëmendja tek gjenerata e re, ështëe dhe vlerësimi i historisë-përpjekjeve të mjekëve që e deshën risinë dhe inovacionin duke i parë ato të pandara nga Spitali Amerikan. Në këtë perspektive Dr. Shosha përmend ideimin e dokumentarit in-memorium Dr. Flamur Tartarit, në nder të kontributit të tij 53-vjeçar për mjekësinë shqiptare por edhe për botën akademike.

Gjithashtu, një pjesë që nuk duhet harruar nga ky kongres ishte dhe vlerësimi që iu bë figurave të shquara me kontribute akademike.“Ky kongres nuk i njeh kufijtë, ky është kongresi i të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Ne punojmë që të trajnojmë të gjitha stafet në mënyrë që shërbimi i ofruar ndaj pacientit të mos çalojë në asnjë nga hallkat e veta. Ndoshta kemi ende shumë për të bërë, por ashtu si mjekësia vazhdon të përmirësohet, ashtu duhet të përmirësohemi edhe ne, duke konkurruarme botën dhe duke marrë më të mirën prej saj,” shprehet Dr.Shosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë