Teknologji dhe Inovacion

Risia në WhatsApp, t’i shprehësh emocionet me avatarin tënd

WhatsApp po zgjeron opsionet dhe opsioni më i ri është krijimi i një Avatari. Kushdo do mund të krijojë opsionin e vet të animuar dhe pastaj të shprehë çdo emocion përmes tij.

Do ketë avatar që qesh, që mërzitet, bëhet me nerva apo dhe lumturohet. Për çdo gjendje emocionale, njerëzit do mund të shprehen me anë të avatarit të tyre të personalizuar. Kjo mendohet se do të shmangë keqkuptimet me emojit.

Avatari do mund të vendoset edhe në foton e profilit. Deri më tani nuk ka një datë se kur do të mund ti bëjmë update këtij opsioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë