Mode

Ripërdor, rinovo, riciklo! Kjo është e ardhmja e modës

Marrim fjalën "deadstock". Zyrtarisht një term i industrisë që përdoret për të përshkruar mbetjet nga prodhimi i rrobave, tashmë ka filluar të bëhet pjesë e gjuhës sonë të përditshme.
Marka të ndryshme po përdorin pëlhura të mbetura për të krijuar produkte të reja dhe kjo gjë po vlerësohet shumë nga konsumatorët edhe pse jo, mund të mendojmë se moda e qëndrueshme do të ketë përparësi në një botë post-pandemike.
Nike Jordans me deadstock, për shembull, është pritur shumë mirë nga njerëzit edhe për shkak të avantazheve të tyre mjedisore. Disa argumentojnë se, ndërsa përdorimi i deadstock është padyshim më mirë sesa të prodhosh diçka nga e para, markat në të vërtetë mund të përdorin dhe atë që quhet "stok i disponueshëm" ku së bashku me porosinë, të prodhohet më shumë me besimin se edhe kjo do të shitet.
"Markat e shohin thelbësore këtë ndryshim sepse tashmë do të kenë pak "mallrat që nuk janë shitur" thotë Dilys Williams, drejtoreshë e Qendrës për Modë të Qëndrueshme në Londër.
Ajo thotë se siç ne shpesh shndërrojmë një shishe uji të vjetër në një mbajtëse furçash dhëmbësh, dizajnerët po bëjnë të njejtën gjë vetëm se me pëlhura.

Modele e Bethany Williams në Javën e Modës në Londër

Në koleksionin e fundit të Virgil Abloh për Louis Vuitton janë përdorur pëlhura nga arkivi i markës dhe gati gjysma e koleksioneve të Marine Serre prodhohen në këtë mënyrë.
Collina Strada në bashkëpunimin e fundit me Browns përdori rroba të dorës së dytë për të krijuar koleksionin dhe këto janë vetëm pak nga markat që kanë bërë ndryshime të tilla.

Louis Vuitton

Por, nuk janë vetëm dizajnerë të nivelit të lartë. Një grup i  markave më të vogla janë duke përdorur këto teknika për të bërë rroba të reja nga të vjetrat.
Fade Out Label, themeluar nga Andrea Bonfini dhe Nicola Gomiero në Berlin, përdor 70% veshje të cilësisë së mirë për të bërë copa të reja për fustane me çmim rreth 200 €.
Bonfini thotë se pjesërisht është për arsye mjedisore, por edhe për estetikë.

Krijim i Fade Out Label

“Xhinsi i cilësisë së mirë dhe pëlhura, të cilat ne riciklojmë, ndikojnë në veçantinë e secilës pjesë. Ne i rindërtojmë të gjitha rrobat si të luajmë me pllakat e një mozaiku, sa herë që bëjmë një lëvizje është e ndryshme dhe unike.” tha Bonfini.
Carly Scheck, nga Farewell Francis, përdor jorganët e cilësisë së mirë të cilat i merr duke filluar nga pastrimet e shtëpive deri tek eBay, për të bërë copa që më pas i kthen në produkte duke përfshirë maska që kushtojnë jo pak por 25£.
"Unë doja t'u tregoja njerëzve se gjëra të bukura mund të bëhen nga gjëra ekzistuese. Gjithashtu vërtet mendoj se disa nga këto tekstile të vjetra janë bërë me më shumë dashuri dhe kujdes, kështu që ato priren të zgjasin më shumë sesa materialet e reja të bëra sot." thotë ajo.

Për Bonfinin, jeta mund të sigurojë frymëzim dhe material.
"Koleksioni i bërë me çanta të cilësisë së mirë lindi pasi bëra rroba për vete, me çantat që gjendeshin në një shtëpi ku u shpërngula," thotë ai.
Ai tregon gjithashtu se pjesët e krijuara me shamitë e ekipeve të futbollit, i ka gjetur nga një shok që shet rroba të përdorura në Berlin.
Williams thotë se këta dizajnerë nuk janë të parët që bëjnë mrekullira të tilla.
Ajo flet për Bethany Williams dhe Christopher Raeburn, por gjithashtu tregon dhe për koleksionin e parë të Stella McCartney në 1996, e cila përdori dantella dhe mëndafsh të cilësisë së mirë por të përdorura apo edhe JJ Noki, një dizajner i cili u bë i njohur në të njëjtën kohë sepse krijonte rroba me bluza dhe xhinse të vjetra.

Veshje e krijuar me "deadstock"

Ajo e shikon të nevojshme të theksojë se për të bërë një ndryshim real përsa i përket ndikimit të modës në mjedis, "ne kemi nevojë për një shumëllojshmëri qasjesh", por që "mundësitë e ripërdorimit, rinovimit, riciklimit janë të mëdha".
Qëllimi përfundimtar? "Ne duhet të gjejmë mënyra për të bërë rroba të bukura por pa dëmtuar mjedisin." thotë Williams.
Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë