Nga Gazeta ‘SI’ – Aeroporti i Rinasit është kthyer në aeroportin më të madh në rajon, duke lënë pas dhe Serbinë e Bullgarinë. Pas numrave rekord të pasagjerëve gjatë 2023-shit, TIA njofton se edhe janari i 2024-s ka pasur të njëjtën vazhdimësi.
Vetëm gjatë muajit janar nëpërmjet këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 652 mijë pasagjerë. Vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka postuar në rrjetet sociale këto shifra, ku verëhet qartë diferenca me homologët në rajon.
Vitin e kaluar TIA kaloi mbi 7 mln pasagjerë. Kjo shifër është 40% me e lartë krahasuar me një vit më parë dhe 117% krahasuar me vitin 2019. Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria ishte një ndër destinacionet më të përfolura duke rritur ndjeshëm numrin e të huajve që vizituan vendin tonë. Shifra prej 10 mln turistësh, që qeveria parashikonte të arrihej në 2030-n, u arrit gjatë 2023-shit. Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përbënin një pjesë të konsiderueshme të pasagjerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.