Ka ndodhur

Rinas, 42-vjeçarit i gjejnë në bagazhe bizhuteri floriri dhe ora të shtrenjta

Gazeta Si - Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas, pasi gjatë kontrollit iu gjetën sende me vlerë, bizhuteri floriri si dhe 14 ora të shtrenjta.

Orët iu sekuestruan shtetasit me iniciale K.H., të cilat iu gjetën në bagazhe gjatë një kontrolli të imtësishëm.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë