Shendet

Rimodelimi i hundës në vetëm 5 minuta

Disa studiues amerikanë kanë thënë se mund të rimodelojnë hundën përmes një procedure jo kirurgjikale dhe që zgjat vetëm pak minuta. Ata thonë se kjo procedurë mund të aplikohet duke përdoru hala të vogla dhe një rrymë elektrike.

"Strukturat e kërcit - si veshët dhe maja e hundës - mund të rimodelohet me procedurë elektromekanike (EMR). Ajo do të bëhet nën anestezi lokale, duke shpëtuar kështu nga qepjet dhe plagët", thanë studiuesit në një konferencë shkencore në Florida.

Ende nuk janë bërë teste mbi njerëzit
Studiuesit e kanë provuar EMR në kafshë, siç ka qenë rasti i një lepuri, veshët e të cilit kanë qenë në gjendje t'i ndryshojnë nga të drejtë në një formë tjetër.
Si funksionon
Kërci është material butë që përbëhet nga fije të vogla të një proteine të quajtur kolagjen, të lidhura së bashku nga proteina të tjera të vogla. Është fleksibël, por mban formën e vet.

EMR përfshin kalimin e një rryme elektrike përmes indeve (me një gjilpërë të vogël) për të bërë kërcin të lehtë për ta riorganizuar.

Një nga studiuesit, Dr Michael Hill, tha: "Duke qenë se indi është i butë ju mund ta formoni atë në çfarëdo forme që dëshironi." Studiuesit besojnë se sapo kërci të jetë riformuluar dhe lejohet të ngurtësohet për disa minuta, ndryshimi do të jetë i përhershëm.

Prof. Iain Whitaker është kirurg plastik në Shkollën Mjekësore të Universitetit Swansea dhe anëtar i Shoqatës Britanike të Kirurgëve Plastikë Rikonstruktivë dhe Estetikë. Ai thotë se edhe pse puna ishte interesante, ishte shumë shpejt për të thënë nëse kjo procedurë mund t'u ofrohet pacientëve.

"Është gjithmonë mirë të kërkohen mënyra të reja për të zvogëluar invazivitetin e kirurgjisë, por mund të jetë e vështirë për të aplikuar këto metoda tek njerëzit”, ka thënë ai. "Nëse funksionon ashtu siç hulumtuesit shpresojnë, atëherë do të jetë më e dobishme për riorganizimin e diçkaje si veshët. Hundët mund të jenë pak më të kufizuara, sepse rreth një e treta e hundës është kocka. Mund të jeni në gjendje të riformoni vetëm majën e hundës", ka prof.Whitaker.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë