Mode

Rikthimi i xhinseve me bel të ulët dhe … sa më të ulëta aq më mirë

Në modë, zhdukja e xhinseve të ngushta është tashmë një lajm i vjetër. Stili për t'i zëvendësuar ato në 2022? E preferuara e fillimit të viteve '00: xhinse me bel të ulët. Tani, si atëherë, është rasti që sa më i ulët të jetë beli, aq më mirë. Modelet Emily Ratajkowski dhe Bella Hadid si dhe këngëtarja Dua Lipa kanë veshur lloje xhinsesh me bel të ulët që nga vera e kaluar. Lizzo dhe Kim Kardashian gjithashtu kanë eksperimentuar me këtë pamje. Ndërkohë modelet Kendall Jenner dhe Emily Fox janë parë të gjithë duke provuar "xhinset tanga". Në vend të rripave të të brendshmeve, këto lloj xhinsesh dhe pantollonash i kanë rripat të qepur në brez.
Nuk janë vetëm të famshmit. Kërkimet për xhinse me bel të ulët janë rritur me 58% nga viti në vit në platformën globale të blerjeve të modës Lyst. Në aplikacionin e rishitjes Depop, kërkimet janë rritur me 36% në tre javët e fundit. Asos, e cila shet xhinse, parashikon që shitjet e xhinseve të ulëta të rriten këtë vit. Trendi është pjesë e një interesi më të gjerë për stilin Y2K(stil i viteve 2000) nga Gjenerata Z. Në fillim të viteve 2000, xhinset me bel të ulët visheshin nga të famshëm, duke përfshirë Keira Knightley, Jennifer Lopez dhe Destiny's Child.
Asal Tehrani, stiliste e vlerëson këtë ndikim të kësaj epoke.
"Xhinset me bel të ulët po bëhen të njohura për shkak të rilindjes së fillimit të viteve 2000," thotë ajo. Morgane Le Caer, drejtuese e përmbajtjes në Lyst, pajtohet. “Tendencat e viteve 2000 kanë bërë një rikthim të dukshëm mes blerësve të Gjeneratës Z dhe përdoruesve të TikTok,” thotë ajo, “kështu që ishte vetëm çështje kohe para se xhinset me bel të ulët të futeshin në veshjet e tyre”.
Markat e reja janë gjithashtu të përfshira në trend. Miaou, një label i lançuar nga Alexia Elkaim në vitin 2016 dhe tashmë i njohur për korset e saj, filloi të shesë 'pantallona tanga' në vitin 2021. Ajo u frymëzua drejtpërdrejt nga "vajzat që i shikoja në fillim të viteve 2000". Ajo thotë se pantallonat e tilla ishin një hit i menjëhershëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë