Analize

Rikthimi i Talibanëve mund të sjellë edhe rikthimin e al-Kaidës

Ndërkohë që talebanët kanë marrë Afganistanin, ekspertë të ndryshëm kanë kthyer vëmendjen nga al-Kaida dhe grupe të tjera ekstremiste islamike të angazhuara për të zhvilluar një xhihad global.

Nuk ka dyshim se shpejtësia fitores së talebanëve do të japë një shtysë të jashtëzakonshme për ekstremistët islamikë kudo-qofshin,  al-Kaidën, Shtetin Islamik, luftëtarët në Mozambik ose Siri.

Javën e kaluar, sekretari i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, kur u pyet për Afganistanin tha se ai ishte i shqetësuar se al-Kaida ndoshta do të kthehet".

Wallace kishte të drejtë të shqetësohej. Sulmet e 11 shtatorit ishin planifikuar dhe përgatitur nga al-Kaida në Afganistan kur ai sundohej nga talebanët. Al-Kaida është vendosur tashmë atje.

Muajin e kaluar, OKB-ja publikoi një vlerësim të bazuar në informacionet e marrë nga shtetet anëtare ku thuhej se al-Kaida "është e pranishme në të paktën 15 provinca afgane". Po ashtu, dega e al-Kaida në nënkontinentin Indian është e një degë e grupit të talebanëve.

Ky ishte gjithmonë një problem për administratën e Biden, edhe pse ai u përpoq ta injoronte. Si pjesë e marrëveshjes së vitit të kaluar me SHBA-në, talebanët u zotuan të mos lejojnë trajnimin, mbledhjen e fondeve ose rekrutimin e terroristëve në tokën afgane, përfshirë al-Kaidën. Zalmay Khalilzad, përfaqësuesi special i SHBA -së pë Afganistanit, tha në maj se talebanët kishin "bërë përparime" në përmbushjen e këtyre angazhimeve. Por me ardhjen në pushtet, qëndrimi i tyre mund të ndryshojë.

Është e paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajnë talebanët ndaj al-Kaidës ose ekstremistëve të tjerë islamikë në Afganistan. Po ashtu, nuk është e qartë se si do të reagojë al-Kaida ndaj ngjarjeve të fundit.

Humbja e Sovjetikëve në vitin 1989 përballë militantëve islamikëve afganë kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në ngritjen e lëvizjes bashkëkohore xhihadiste globale, edhe pse Al-Kaida në realitet luajti një rol të papërfillshëm në luftë.

Një nga arsyet e shumta për dështimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ishte paaftësia në vitet e para të konfliktit atje për të bërë dallimin midis Al-Kaidës-një grup i vogël islamikësh kryesisht arabë dhe talebanëve, një lëvizje reaksionare afgane nacionaliste që synonte të impononte një rregull rigoroz fetar në një vend të vetëm.

Marrëdhëniet midis talebanëve, të cilat përbëhen nga shumë fraksione të ndryshme, dhe al-Kaidës kanë evoluar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë.  Me kalimin e dekadave, marrëdhëniet personale dhe lidhjet familjare mes talibanëve dhe al Kaedës u fuqizuan. Drejtuesit e rrjeteve të tjera militante kanë vepruar si ndërmjetës mes dy palëve. Shërbimet e inteligjencës amerikane e kanë karakterizuar marrëdhënien mes dy grupeve si "të ngushtë".

Megjithatë, talebanët do të kërkojnë gjithashtu legjitimitet ndërkombëta dhe do të duhet të bëjnë kompromise, në mënyrë që mbajnë pushtetin. Pyetja është cfarë kompromisesh mund të jenë të gatshëm të bëjnë udhëheqësit e talebanëve?

Një model për marrëdhëniet me al-Kaidën mund të jetë qasja e ndjekur nga Ayman al-Zawahiri, militanti veteran egjiptian i cili mori drejtimin e grupit pas vdekjes së Osama bin Laden në 2011

Zawahiri  u shkëput nga sulmet kundër "armikut të largët" në perëndim, dhe në vend të kësaj ka kërkuar të fitojë mbështetje dhe legjitimitet në pjesët e paqëndrueshme të konflikteve të botës islame, ku ai beson se ekzistojnë mundësi për zgjerim.

Në vend që të fluturonte me aeroplanë në qytetet amerikane, al-Kaida është përpjekur të krijojë një reputacion për qeverisje kompetente dhe mbrojtjen e komuniteteve që ndihen të margjinalizuara ose të kërcënuara. Kjo do ta bëjë më të lehtë për talebanët, të cilët nuk janë fajësuar drejtpërdrejt për ndonjë terrorizëm ndërkombëtar, për të ruajtur aleancën aktuale de facto me grupin terrorist.

Por Zawahiri është shumë i sëmurë, thonë zyrtarët perëndimorë të sigurisë dhe nuk ka asnjë garanci që strategjia e tij do t'i mbijetojë vdekjes së tij ose ngjarjeve të fundit në Afganistan. Mundësitë e ofruara nga kombinimi i një Afganistani të shkatërruar nga talebanët, humbja e Shteteve të Bashkuara dhe përhapja e ideologjive xhihadiste ekstremiste në të gjithë cepat e botës, do të shfrytëzohen nga të gjithë pasardhësit e Zawahirit./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë