Politike

Rikthimi i basteve sportive, nëndrejtori i Policisë: Deri tani kemi bllokuar 6 mijë linke ku vendoseshin baste online, të formalizohet

Gazeta Si- Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, tha në takimin e sotëm ku po diskutohet rikthimi i basteve sportive, se nga viti 2019 e deri më sot janë bllokuar 6 mijë linke të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet online.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi policor ndërkombëtar është i pamundur.

Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë