Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online.
Në dëgjesën publike të organizuar nga qeveria ai tha se nëse do të hapen bastet, çdo gjë do të jetë nën kontroll dhe personat që do të luajnë do të regjistrohen me kartë identiteti.
Po ashtu, nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.
Ai ka thënë se përmes portalit të ankesave, ato merrnin shumë ankesa dhe “është bërë një gangrenë”.
“Kemi pasur 150 procedime penale këto dy vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Që kur u mbyllën reklamat, ankesat u ulën. Duke qenë se ishin shumë salla, as menaxherët nuk i kontrollonin dot ata që luanin”.
Ai propozoi që në momentin që do të bëhet hapja e basteve është më e thjeshtë të kontrollohen lëvizjet nëse personat përdorin kartën e identitetit për t’u regjistruar.
“Çdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, u shpreh Çakuli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.