Në një udhëtim drejt origjinës së saj, Marina Abramović, 79 vjeçe, prezanton në Barcelonë premierën e “Balkan Erotic Epic”, një performancë që ndërthur mitet stërgjyshore të Ballkanit, traditat popullore dhe historinë personale. Në skenën më të diskutueshme, disa gra ekspozojnë trupin e tyre si pjesë e një rituali të lashtë, një praktikë mësuar nga gjyshja e Abramović-it për të ndalur shirat e rrëmbyeshëm.
“Çuditërisht, sot njerëzit e ngatërrojnë erotizmin me pornografinë,” thotë artistja. “Ne kemi humbur aftësinë për të parë lakuriqësinë në mënyrë poetike.”
Shfaqja është kulmi i 25 viteve kërkimesh të Abramović-it. Muzika e Marko Nikodijević përzien elektronikën me këngë ceremoniale mesjetare, ndërsa koreografia e Blenard Azizaj , si valle tradicionale me thika, e çon performancën në kufijtë e saj ekstreme. Vizualet e Sonia Alcón plotësojnë përvojën skenike.

“Që në fillim, projekti u konceptua kolektivisht,” shpjegon Abramović. “Dua që publiku të jetë realisht i pranishëm, jo thjesht të vëzhgojë nga larg.”
Një pjesë kryesore e shfaqjes është rikthimi te figura e nënës së saj, Danicës, e paraqitur nga performuesja Maria Stamenkovic.
“Ky ribashkim ishte shumë terapeutik,” thotë Abramović. “Trupi ynë është hapësirë misteri, fuqie dhe transformimi.”
Skenografia e kafanes, tavernës tradicionale ballkanike, nënvizon elementin kolektiv dhe celebrues të performancës. Valle homoerotike mes shqiptarëve dhe serbëve , zakonisht armiq historikë , shndërrohet në një simbol pajtimi dhe dashurie, ndërsa muzikantët theksojnë çdo gjest të rrëfimit.
Shfaqja zgjat rreth katër orë, pa pushim, dhe publiku mund të largohet dhe të rikthehet sipas dëshirës. Kushtet: mbi 18 vjeç dhe pa telefon celular. “Kjo nuk mund të përjetohet përmes një ekrani,” paralajmëron Abramović.

Pas premierës së “7 Vdekjet e Maria Callas”, rikthimi i Abramović në Liceu konfirmon rolin e saj si arkitektja e performancës moderne. Në nëntor, ajo do të festojë 80-vjetorin me një shfaqje të Balkan Erotic Epic në Nju Jork.
“Koha është ajo që më shqetëson më shumë,” thotë ajo. “Por nuk do ta ndërroja për asnjë çmim veten që jam sot me atë që isha në moshën 18-vjeçare.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



