Lojëra me Dore

Rikthim në origjinë, NBA ndryshon topin pas 38 vitesh

Një ndryshim epokal, por edhe një rikthim në antiken. NBA ka bërë të ditur zyrtarisht se nga sezoni 2021-22 do të ndryshojë firmën e topit, duke braktisur “Spalding”, me të cilin luante që nga viti 1983, për t’u kthyer tek “Wilson”. Me këtë top basketbolli amerikan ka luajtur në 37 vitet e para të historisë së tij.

Kompania lider e prodhimit të topave të basketbollit dhe jo vetëm, e bërë e famshme edhe për filmin “Cast away” me Tom Henks, do të furnizojë me topa “G-League”, “Wnba”, “NBA 2k League” dhe sezonin e parë të “Basketball Africa League”, liga e re afrikane e organizuar nga NBA dhe FIBA, një ligë që pritet të debutojë në mars, por është që është në “stand-by” nga koronavirusi.

Drejtuesit e basketbollit amerikan i kanë kërkuar kompanisë “Wilson” të përdorë të njëjtat materiale, të njëjtën strukturë me tetë panele dhe të njëjtat detaje me ato aktuale. NBA dhe Sindikata e lojtarëve do të punojnë me një “task force” që do të vëzhgojë “Wilson” për të bërë dhe më pas aprovuar topin e ri. “Impenjimi ynë për të rritur nivelin e basketbollit është një hap përpara me këtë bashkëpunim me NBA-në”, - ka thënë Kevin Mërfi, menaxheri i përgjithshëm i pjesës së basketbollit të “Wilson”. – Do të hapet një kapitull i ri me idenë për t’u përqendruar te mbështetja e ligës dhe lojtarëve të saj, trajnerëve e tifozëve, duke ofruar topa që janë më të përparuar”.

Foto ilustruese. Një top basketbolli në kosh. Gazeta Si, 14 maj 2020

Të gjitha imazhet e viteve të fundit të NBA-së, kur ka pasur një përhapje globale dhe që e kanë bërë një nga ligat sportive më të njohura, janë të lidhura me topat “Spalding”, ato me qepje portokalli dhe me logon e NBA-së. Ata topa që çdo i pasionuar basketbolli ëndërronte të kishte, të prodhuar nga kompania që ka prodhuar një top specifik për basketbollin në vitin 1894, me kërkesën e Xhejms Naismith.

“Bashkëpunimi me “Wilson” është një kthim në origjinë, - shpjegon Salvatore LaRoka, një drejtues i lartë i NBA-së. – Kemi qenë partnerë me “Wilson” për 37 vjet, që kur kjo kompani ka prodhuar topat e parë të historisë së NBA-së në sezonin e parë, më 1946. Mezi presim të bashkëpunojmë sërish dhe të rrisim nivelin e kësaj loje”. Bashkëpunimi do të nisë në një sezon që NBA shpreson të jetë historik, i 75-i. Drejtuesit para pandemisë kishin planifikuar aktivitete, festime dhe ndryshime. Dhe i pari është bërë i ditur, ndryshimi i topit me të cilin liga ka kujtimet më të bukura. Nga Mexhik Xhonson e Bërd tek era Majkëll Xhordan dhe Kobi Branjat, Shak Onill e LeBron Xhejms e revolucioni i 3 pikëve. Të gjithë kanë një të përbashkët: topin me qepje portokalli të errët, me logon e NBA-së, të firmosur nga “Spalding”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë