Moti

Rikthehet shiu, reshje në të gjithë vendin

Sot priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër priten reshje të dobëta. Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 2 -13 gradë celsius
Në vendet e ulëta: 3 -10 gradë celsius
Në vendet malore: -3 – 5 gradë celsius

Sipas llogaritjeve meterologjike, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë edhe sot të jenë të larta, por me tendencë në rënie përgjatë ditës së nesërme. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë ulje të prurjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë