Ngjarje

Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç.

Rreth 20 krerë dele janë groposur ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky i njëjti fermer.

Murtaja është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu. Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla duke bërë asgjësimin e të imtave ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet sekrecioneve nga hunda dhe sytë, jashtëqitjes, ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Simptomat tek kafshët e prekura përfshinë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, inflamacion në gojë vështirësi në frymëmarrje, diarre e fortë, dobësi, mungesë oreksi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë