Media Galeri

Rikthehet Kuvendi dhe deputetët, seanca e parë parlamentare në foto

Seanca e parë parlamentare për këtë sesion është pritur me interes nga mediat dhe opinioni publik,. për shkak se opozita u rikthye në Kuvend pas 30 muajsh mungesë nga djegia e mandateve.

Deputetët e Kuvendit për këtë sesion parlamentar kanë respektuar orarin e nisjes së seancës, e cila u hap nga deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo. Gjatë seancës që nuk zgjati shumë, ajo ka lexuar emrat e të gjithë deputetëve të zgjedhur.

Protagonisti i ditës ka qenë pa dyshim ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pas përjashtimit nga grupi i PD për shkak të vendimit të DASH që e ka shpallur “non grata”, është ulur në radhën e parafundit në Kuvend si deputet i pavarur.

I pranishëm në seancë ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili është ulur në anën e majtë të sallës. Sigurisht nuk kanë munguar as deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtura nga kryetarja Monika Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë