Moti

Rikthehet dielli. Temperaturat deri në 15°C

Nga Gazeta ‘Si’– Territori shqiptar për gjatë gjithë ditës së enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë kontinentale.

Për pasojë orët e para të ditës si edhe mesdita do të kenë intervale të gjata me kthjellime ku më të theksuara kthjellimet priten në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, të cilat në skajin Verilindor dhe Juglindor do të krijojnë mundësi për momente të pakta me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë