Ngjarje

Rikthehet aktiviteti sizmik në Shqipëri. 9 tërmete, lëkundja më e fortë 4.6

Në 24 orët e fundit është regjistruar një aktivitet i shtuar sizmik në vendin tonë, që kulmoi me tërmetin e orës 01:25 minuta pas mesnate me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra e këtyre lëkundjeve ishte 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Cërrikut. Lëkundjet u ndjenë në Elbasan, Peqin, Belsh, më lehtë në Tiranë, Durrës, Lushnje e Fier.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se deri më tani nuk ka raportime as pë të lënduar dhe as për dëme materiale.

Ndërkohë, sipas Qendrës Mesdhetare Sizmike, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 9 tërmete me magnitudë nga 2.1 deri në 4.6 të shkallës Rihter.

Lëkundjet e fundit u regjistruan rreth orës 9 të së enjtes me magnitudë 3.6 dhe epiqendër 15 kilometra në jug-lindje të qytetit të Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë