Moti

Rikthehen reshjet, në juglindje pritet breshër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje. 

Pasdite pritet të ketë reshje në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkohë, në lindje e juglindje hera –herës priten reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërperje graduale e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë