Mëngjesi nisi me reshje mesatare, ndërsa pasdite do të jenë lokalish intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër priten reshje mesatare ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Sot era pritet të fryjë mesatre deri e fortë kryesisht në jug dhe bregdet të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11- 14 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 10-14 gradë celsius.
Në vendet malore: 4 -9 gradë celsius.
Sipas llogaritjeve nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumenjve Drin dhe Buna, pritet rritje e prurjeve dhe rrezikut të përmbytjeve, në zonën e Nën Shkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet gjithashtu rritje e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.