Ngjarje

Rikthehen nga pensioni Dhimitër Kraja dhe Adem Kurti: Nuk e kemi prodhuar ilaçin e malaries

Kanë kaluar pak më shumë se tre muaj kur epidemia e koronavirusit shpërtheu në Kinë e mandej në gjithë botën. E për intensitetin dhe dimensionet e përhapjes u shpall pandemi globale nga OBSH.

Ajo që shqetëson tanimë në këtë situatë është gjetja e medikamentit që kuron këtë lloj viroze dhe krijimi i vaksinës.

Disa shtete përfshirë Italinë dhe SHBA-të kanë futur në protokollin e tyre të kurimit të Covid-19 për pacientët e hospitalizuar edhe medikamentin klorokin ose Plaquenil, ilaç që është përdorur për të kuruar malarjen.

U përfol se ky medakament është prodhuar edhe në Shqipëri, por kimisti Adem Kurti dhe doktori infektivolog që tashmë në pension i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së shëndetësisë për të qenë në vijë të parë në luftë kundër Covid-19, Dhimitër Kraja, që kanë qenë në detyrë në atë kohë e mohojnë një fakt të tillë.

“Ne nuk e kemi prodhuar ndonjëherë Klorokinën”- thotë kimisti Kurti për gazetën “Si”.

Të njëjtën gjë pohon edhe doktor Kraja. “Ne e kemi kuruar malarjen, por nuk kemi prodhuar asnjëherë në Shqipëri Klorokinën. Nëse mund ta prodhojmë? Duhen kushte, duhet kohë, duhet investim dhe miratim. Nuk është diçka e shpejtë. Nuk mund të flasim tani për një protokll të qëndrueshëm, absolut dhe që nuk do të ndryshojë. E gjithë bota po eksperimenton. Është shpejt të falsim. Çdo gjë kërkon kohën e saj dhe qetësi, por do tia dalim të gjithë sëbashku me sukses”- shprehet doktor Kraja për gazetën “Si”.

Ndër të parët që  i’u përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ishte mjeku Dhimitër Kraja, që të gjithë e njohin si “Doktor Luli”. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja është rikthyer për të për të ndihmuar mjekët e tjerë në kurimin e personave të infektuar me COVID-19.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,” ka shkruar në  rrjetin social “Facebook” Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv janë  të parët që po përballen me luftën ndaj COVID-19.

🔴#COVID-19Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 28. März 2020

Më Shumë