Arsim

Rihapet regjistrimi për nxënësit në klasë të parë dhe të dhjetë, afati deri në 6 shtator

Nga Gazeta Si- Ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e pare si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.

Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.

“Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm”, shkruan Ministria e Arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë