Mode

Rihanna bën historinë, gruaja e parë më ngjyrë që pozon për Vogue British

Ylli i skenave botërore Rihanna, është gruaja e parë me ngjyrë që do të shfaqet në kopertinën e revistës British Vogue, me rastin e 102 vjetorit të krijimit të kësaj reviste.

 Numri i ri i revistës do të dal në shtator, ndërsa ylli i hip hop-it ka bërë  historinë , duke qnë se  Vogue  British është hera e parë që nxjerr në kopertinë një grua me ngjyrë. Kjo është një tjetër suksese për këngëtaren 29 vjeçare, kjo pasi numri i ri i kësaj reviste konsiderohet si më i rëndësishmi i vitit.

 Në intervistën e saj për  këtë revistë Riri ka folur për  qëllimin që i ka vënë vetës për të humbur peshë. Këngëtarja thotë se është një nga qëllimet e saj kryesore që të heq disa kilogram nga trupi i saj.

 “Do të ushtroj palestër, dhe të ndryshoj regjimin ushqimor, duhet të humbas disa kilogram, por shpresoj të ruaj format ee mia në pjesën e kofshëve dhe të gjoksit.”

Në faqen zyrtare të revistës në Instagram ,  së bashku me disa imazhe të këngëtares, stilist britanik dhe kryeredaktor i revistës  Vogue  Edward Enninful, shkruan: “ Duhej të ishte Rihanna . Një ikonë e palodhur e industrisë muzikore dhe biznesmene e fuqishme, eksperimentuese e modës, dhe një grua me shumë humor. Nuk duhet t’i humbisni imazhet e saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë