Rikthehet në skenë çështja Skënderbeu. Në artikullin e publikuar nga media zvicerane, “lacote.ch”, ish-ministri i financave të Shqipërisë dhe një biznesmen, dikur pranë klubit të Skënderbeut, të cilët ishin përmendur në raportin e përpiluar nga dy ish-inspektorët, kanë ngritur dje padi në policinë e Nionit kundrejt dy ish-zyrtarëve të UEFA-s që hartuan raportin për akuzat ndaj Skënderbeut. Në artikullin thuhej gjithashtu se ndër pretendimet e palës shqiptare për dy ish-inspektorët ishte shpifja dhe cenimi i imazhit.
Sipas zviceranëve, në rrethana të tilla do të përfshihet edhe UEFA, pasi nëse ish-ministri i financave dhe biznesmeni shqiptar faktojnë pretendimet e tyre në procesin gjyqësor, të dy inspektorët rrezikojnë të dënohen. Edhe pse në artikull nuk përmendet asnjë emër, në dosjen e hetimit të përpiluar nga dy inspektorët, figuron edhe emri i Ridvan Bodes, ministër financash gjatë kohës që Skënderbeu dominonte në kampionatin shqiptar.
Saga e Skënderbeut
Më 21 Mars 2018, Skënderbeu bëhet shembull nga UEFA duke e dënuar për trukimet e ndeshjeve në mënyrë ekzemplare. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.
Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Champions League, Europa League, kampionatin shqiptar dhe ndeshje miqësore. Ky është dënimi më i rëndë i dhënë në historinë e futbollit europian për trukime ndeshjesh. Në raport kërkohej që Skënderbeu të dënohej me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me 1 milionë euro gjobë, çka edhe bëri përfundimisht Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.
Por kush janë inspektorët e Etikës dhe Disiplinës që dënuan klubin korçar dhe më pas mendohet se pas hartimit të raportit në shkurt dhe kërkesës u kërcënuan me vdekje? Dosja e famshme ‘’Skënderbeu’’ është hartuar nga belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Palacios. I pari është një ekspert në fushën e basteve, i cili është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009. Jo vetëm kaq, por UEFA i ka dhënë drejtimin e zyrës së antikorrupsionit, e krijuar pikërisht në momentin kur Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionit Disiplinor. Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në vitin 2005, kur informoi presidentin e klubit belg, St.Truiden, mbi lëvizjet e dyshuara të koeficienteve të basteve në Azi.
Migel Lietard Fernendez Palacios (Spanjë) është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në një studio ligjore të emërtuar “Sport Advisors”. Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Anhel Maria Vijar, ish-president i Federatës së Futbollit në Spanjë, që u arrestua për korrupsion pak kohë më parë. Lietard ka përfaqësuar juridikisht në KAS çiklistin e mirënjohur Alberto Kontador. Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinore të UEFA-s. Ai ka qenë edhe inspektori që ka hetuar mbi çështjen e Fenerbahçes në sezonin 2010-2011, kur dyshohej për trukimin e rezultateve në kampionatin turk.
Ndeshjet e trukuara sipas UEFA-s:
Champions League
2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu
2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu
23/07/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. Neftçi PKF
30/07/2013: UEFA Champions League Qualification: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu:
06/08/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy
Europa league:
UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu
UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva
Kampionati Shqiptar
13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana
12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini
08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu
06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu
15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu
03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu
25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu
07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh
20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi
26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti
05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh
04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu
08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci
07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia
21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç
26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu
25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia
24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu
24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi
08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu
15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi
19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu
04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti
17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu
20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu
01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu
06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu
12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti
30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi
11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu
29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani
21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu
25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu
31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi
16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta
18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari
21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana
22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke
17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia
20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi
Miqësore
24/01/2013: Skënderbeu vs. Silkeborg IF
31/01/2013: Skënderbeu vs. SV Mattersburg
04/07/2013: FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu
25/06/2014: FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu
11/01/2015: Skënderbeu vs. KV Oostende
06/07/2015: FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.