Minsitrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një dalje publike bëri me dije procedurën se si qytetarët shqiptarë që do të jenë pjesë e procesit të riatdhesimit, do të mund të reezrvojnë në sitin Air Albania i cili tashmë është gati dhe I hapur.
Ministrja Balluku tha se çmimi i biletës së avionit nga Roma në Tiranë është simbolik 100 euro.
Ajo deklaroi se Air Albania do të kryejë fluturime riatdhesimi edhe në destinacionet Bari, Milano, Frankfurt, Paris, Londër. Janë zgjedhur aeroportet e këtyre qyteteve që të mund të aksesohen edhe nga shqiptarë që janë gjetkë. Çmimi i biletave do të variojë sipas ministres nga miljet e përshkruara dhe vendndodhja e aeroportit.
“Qytetarët do të duhet të klikojnë tek riatdhesimi në sitin e Air Albania paketën e plotë që kushton 21 euro nata, ndër të cilat 14 euro është akomodimi dhe 7 euro ushqimi. 14 euro do ti paguajë qeveria, kurse 7 euro personi. Pasi të keni rezervuar paketën e riatdhesimit me një pagesë elektronike prej 98 eurosh, do të paiseni me një numër unik i cili do tu shërbejë për të rezervuar biletën e avionit nëse dokumentin e identifikimit e keni brenda afatave të kërkuara”- u shpreh ministrja e cila rikonfirmoi se udhëtimi i parë I riatdhesimit nis të shtunën nga Roma.
Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve dhe duan të riatdhesohen, ajo i këshilloi të kontaktojnë ambasadat shqiptare në vendet ku ndodhen për çdo paqartësi në lidhje me dokumentet.
“Sigurisht, ne do të vlerësojmë kërkesën tuaj për destinacione të tjera, por ju lutem mos harroni se sot përballemi me vështirësinë e një lufte të paprecedentë, ndaj dhe përpjekjet tona për të aksesuar çdo destinacion, hasin vështirësi të konsiderueshme. Destinacionet, që sapo njoftova, janë pika kyçe, që ju japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar. “- u shpreh Balluku.
Ministrja theksoi se nuk do të tolerohet asnjë anashkalim protokolli shëndetësor në lidhje me karantinën.
“Dua të theksoj se procesi i Riatdhesimit për ne është një operacion delikat, nga i cili varet siguria shëndetësore e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar prej më shumë se 5 javësh duke respektuar rregullat dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndaj do të jemi të rreptë dhe nuk do të tolerojmë asnjë dalje nga protokolli i vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.”- përfundoi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.