Këtë të shtunë nis faza e dytë e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur të bllokuar jashtë kufijve të vendit për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit.
Sot do të kryhen dy fluturime, në Stamboll dhe Romë, ndërsa të dielën do të pasojë fluturimi për në Milano.
Në ditët që pasojnë, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurit, Parisi dhe Londra, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se varësi të kërkesave të qytetarëve do të vlerësohet edhe nëse do të ketë, apo jo udhëtime nga destinacione të tjera.
Të gjithë personat që kërkojnë të riatdhesohen, duhet më parë që të prenotojnë udhëtimin me avionët e “Air Albania” dhe të hotelit ku do të karantinohen duke paguar pjesërisht shpenzimet për qëndrimin e tyre 14-ditor në izolim.
Udhëzimet e riatdhesimit
- Në webfaqen e Air Albania do të gjeni seksionin Udhëzim për Riatdhesimet në të cilin do të gjeni linkun për rezervimin e hotelit ku do të kalohet karantinimi sipas protokollit të sigurisë të hartuar nga Qeveria Shqiptare.
- Pasi të pranohen kushtet e karantinimit, vijohet me rezervimin e hotelit në link: https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmonia-hotels-group/ .
- Pasi të kryhet pagesa e hotelit, ju do të merrni një faturë automatike të rezervimit të cilën duhet ta ruani deri në fund të udhëtimit.
- Në një email të dytë nga sistemi I hotelit, ju do të pajiseni me një Kod Promocional unik, me anë të të cilit do të mund të kryeni rezervimin e biletës së avionit. Ritheksojmë se ky kod është I domosdoshëm për të finalizuar rezervimin e biletës.
- Kod promocional unik mund të përdoret vetëm nga një person I rritur ose nga një fëmijë mbi 2 vjeç. I vetmi rast kur ky kod mund të përdoret nga dy persona është për fëmijët nën moshën 2 vjeç.
- Pasi të realizohet me sukses rezervimi dhe pagesa e biletës, ju do të merrni me email biletën tuaj.
- Përpara udhëtimit, në pikën e check in, është e nevojshme të firmosni formularin me kushtet e karantinimit, për të vazhduar më tej me udhëtimin tuaj të rikthimit në atdhe.
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Call Center në +355 4 22 46 000 ose me email në call.center@airalbania.com.al
Gjithashtu për të gjithë ata shtetas të huaj apo shqiptarë, të cilët plotësojnë kushtet aktuale për të udhëtuar drejt Italisë të pajisur me pasaportë të huaj apo leje pune/leje qëndrimi mund të kontaktojnë Call Center në +355 4 22 46 000 për të marrë informacionin e nevojshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.