Nga Gazeta Si- Kanë dalë rezultatet e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore.
Provimin e kryen në total 26683 maturantë. 701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.37% ndërsa nota mesatare është 6.79.
Për të parë rezultatet mund të klikoni në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: https://qsha.gov.al/ëp-content/uploads/2024/06/Publikimi-i-Rezultateve-Matematike-D2.pdf
Kujtojmë se më 18 qershor rreth 28 maturantë i janë nënshtruar këtij provimi.
Në krahasim me vitet paraardhëse, këtë vit ka më pak mbetës, ndërsa numri i maturantëve ekselentë nuk ka ndryshuar. Vlen të theksohet se këtë vit i janë nënshtruar provimit rreth 1 mijë maturantë më pak se 1 vit më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.