Nga Gazeta Si- Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Lindore megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qendrore duke arritur një maksimum prej 29°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat do të jenë të larta edhe gjatë fundjavës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.