Ka ndodhur

Reshjet e dëborës/ ARRSH, shoferëve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale, megjithëse vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut dhe borës. ARRSH nNdërkohë këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

"Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.
Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit", thuhet në njoftimin e ARRSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë