Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e paradites por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5-6 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.