Moti

Reshje shiu në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Që paradite, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë